Nga Shqipëria / E Martë 13 Korrik 2021, 16:04

Rezarta dhe Ermali kurorëzojnë dashurinë me martesë, pamjet nga ceremonia

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre pas 17 vitesh bashkë. Çifti organizuan një ceremoni private me miqtë e të afërmit.

Gjithçka u zhvillua në privatësi dhe pak momente nga ceremonia na i zbuloi vetëm Rezarta përmes disa postimeve në Instastory.

Ceremonia është mbajtur pranë detit dhe me perëndimin e diellit atmosfera dukej shumë romantike.

Rezarta publikoi një video ku Ermali shfaqej duke kërcyer me të ëmën dhe shkroi: "Një princ rritet nga një mbretëreshë.”

Rezarta ka ndarë edhe unazën e martesës, duke shkruar: “Një dashuri, nga dashuria ime…”

Tani presim të shohim Rezartën me fustanin e bardhë...