Nga Shqipëria / E Martë 13 Korrik 2021, 16:04

Elhaidën do e shohim me fustan nusërie, këngëtarja tregon planet

Elhaida Dani e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, foli edhe për jetën private, për të cilën shpeshherë tregohet e rezervuar. E pyetur nga moderatorja, Elhaida tha se ka një plan për të veshur një fustan të bardhë, por pikësynime në këto momente është karriera.

“Eci me plane në këtë drejtim, absolutisht në çdo drejtim eci me plane, jam një vajzë që planifikoj shumë, që e vogël, por çfarë më ka treguar kjo gjë është që kur unë isha 16 vjeçe, synoja të isha me fustanin e bardhë 21 vjeçe, kështu që janë disa plane që me kohën, jetën, udhëtimin që ti merr bëhen më konkrete dhe e kupton vërtetë se çfarë do. Në këto momente, le të themi që jam në atë pikë që kam shumë qëllime, pikësynime në karrierë për të organizuar. Sigurisht, e shoh veten me fustanin e bardhë, kam një ide në mendjen time, por që nuk i dihet asnjëherë, do i mbaj për vete disa gjëra”, tha Elhaida.