Nga Shqipëria / E Martë 13 Korrik 2021, 14:02

Do largohet përfundimisht nga televizioni? Ori tregon vendimin që ka marrë

Pas zgjedhjeve dhe përfundimit të “Wake Up”, Ori vendosi t’i rikthehej emisionit “Pushime On Top”. Gjatë puntatës më të fundit, Ori i është përgjigjur pyetjeve të kolegut të saj, Flori Gjini, ku foli për fushatën dhe vazhdimësinë e saj në ekran.

Ori tregoi se “Pushime On Top” i ishte besuar para zgjedhjeve dhe do e bënte si emision edhe nëse do zgjidhej deputete. Ndërsa nga shtatori premtoi surpriza.

“Unë e di shumë mirë që ty nuk ka rreshtur se ngacmuari ideja se me kë do e prezantosh ‘Pushime On Top’. Edhe njerëzit më thoshin, ‘nëse do bëhesh deputete, si nuk do e bësh më Pushime On Top’? Ky është një sezon që është një marrëveshje e bërë dhe që sigurisht mandati nuk do ta pengonte të përfundonte dhe ne jemi bashkë në këtë sezon të 4-të. Nga shtatori nuk dihet çfarë ndodh, surpriza do ketë, kjo është e sigurt”, u shpreh Ori.