Nga Shqipëria / E Martë 13 Korrik 2021, 14:02

Mbytet një pushues serb në Durrës

Një pushues nga Serbia, 43-vjeç është mbytur këtë të martë në plazhin e Durrësit. Sipas informacionit të policisë, 43-vjeçari M.S., ka qenë për pushime në qytetin bregdetar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2021, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur duke u larë në det shtetasi serb  M. S., 43 vjeç, (pushues).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.