Nga Shqipëria / E Martë 13 Korrik 2021, 12:12

Ajka feston ditëlindjen si në përrallë, pamjet nga festa në Disneyland

Ajka ka festuar 3-vjetorin e lindjes e me këtë rast mami Xhensila e babi Besi e kanë surprizuar me një udhëtim në Disneyland, Paris, vendin që shumë fëmijë ëndërrojnë ta vizitojnë.

Pas vizitës në Disneyland, Ajka është surprizuar me një festë në lokal, ku i është kënduar kënga e ditëlindjes e në videon e publikuar nga Xhensila shihet një grup që afrohet me një tortë në dorë ndërsa Ajka buzëqesh e lumtur. 

"Ajka ti je masa e gjithçkaje... Gëzuar gëzimi i syve tanë", shkruan Xhensila.