Vazhdojnë përsëriten rastet e dhunës e keqtrajtimit të kafshëve në vendin tonë, që është kthyer në një fenomen shumë shqetësues. Rasti i fundit ka ndodhur në Seman të Fierit, ku një automjet është filmuar duke tërhequr zvarrë një qen. Në pamjet e publikuara nga JOQ duket se qeni ka ngordhur, por arsyet e veprimit barbar nuk dihen ende.
Pavarësisht se raste të tilla janë dënuar gjithmonë nga shoqëria e janë organizuar protesta, ato vazhdojnë ende të jenë një fenomen shqetësues.
