Nga Shqipëria / E Martë 13 Korrik 2021, 01:01

'E kam dashur njësoj si të tjerat', Donaldi flet pas ndarjes me Borën

Donald Veshaj ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Bora Zemani. Në emisionin e fundit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Ai me bindje tha se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë peshë të veçantë historisë me Borën.

Ndërkohë që pyetjes së vëllait se a mund të ketë shanse për ndonjë rikthim, Donaldi iu përgjigj në mënyrë absolute jo.