Në mes të fluturimit të një avioni “American Airlines”, një grua duke bërtitur ka kërkuar të zbresë nga avioni. Avioni ishte nisur nga aeroporti i Dallasit për në Charlotte.
Ngjarja ndodhi kur kishin bërë vetëm gjysmën e udhëtimit dhe ndodheshin në ajër, pasagjerja bërtiste dhe kërkonte nga stafi që të hapeshin dyert, pasi dëshironte të zbriste.
“Ti ti … Hap dyert … Unë dua të zbres,” dëgjohet të bërtasë ajo ndërsa përplaste dyert e daljes. Ekuipazhi ndërhyri dhe për ta qetësuar e lidhën pasagjeren në sedilje dhe i vendosën ngjitës për t'i mbyllur gojën, pasi me britmat e saj, ajo shqetësoi edhe pasagjerët e tjerë.
Videoja e postuar në mediat sociale ku gruaja shihet e lidhur nuk është e rreme, konfirmoi nga American Airlines.
Fluturimi dy orësh i 6 korrikut nga Dallas-Fort Worth për në Charlotte u vonua të paktën tre orë.
