Pak ditë më parë Lindita e "Përputhen" publikoi këngën e saj të parë me titull "Coco", ku shfaqej shumë seksi me bikini mbi motorr dhe në xhakuzi.

Lindita i këndon kokainës me të cilën e krahason veten. "Për ty jam kokaina, e shtrenjtë si kokaina", këndon ish-konkurrentja.

E ftuar sot në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, Lindita shpjegoi se nuk e ka tepruar aspak pse ka publikuar një këngë.

“Unë do këndoj për qejfin tim deri sa të vdes. Dhe nuk pyes asnjë, lekun në fund të fundit për të bërë këngën e kam paguar unë”.

‘Le të mos kem zë, ça kanë më shumë se unë? – shtoi Lindita.


