Nga Shqipëria / E Hënë 12 Korrik 2021, 19:07

Një tjetër vend liron masat për shqiptarët, por ka vetëm një kusht

Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se shqiptarët që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit. pra Për të shkuar në Suedi nuk do të duhet dëshmia e vaksinimit kundër Covid-19.

“Suedia. Të gjithë pasagjerët shqiptarë që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testin PCR negativ të 48 orëve të fundit” mbyllet postimi i TIA-s.

Shumë vende të BE-së prej fillimit të muajit korrik kanë liruar masat për shqiptarët.