Nga Shqipëria / E Hënë 12 Korrik 2021, 19:07

'Siri, telefono mamanë', video e Federico Chiesa pas fitores po bën xhiron e rrjetit

Federico Chiesa realizoi dy gola në Euro 2020, si një nga lojtarët më të mirë dhe vendimtarë të kampionëve të Italisë.

Pas fitores, 23-vjeçari i Juventusit nuk humbi kohë dhe zgjodhi të telefonojë njeriun më të shtrenjtë.

“Siri, telefono mamanë time“, u dëgjua te thonte Chiesa duke nxituar të ndante emocionet unike me mamanë e tij, video e cila po bën xhiron e rrjetit.