Nga Shqipëria / E Hënë 12 Korrik 2021, 18:06

Asnjë viktimë dhe ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 5 raste të reja me COVID, të gjitha në Tiranë, nga 2658 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është shënuar asnjë viktimë.

Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.