Nga Shqipëria / E Hënë 12 Korrik 2021, 18:06

Pas 7 vitesh, çifti i njohur i showbizit i japin fund martesës

I kanë dhënë fund martesës së tyre shtatë vjeçare, nga e cila kanë tre fëmijë, çifti i njohur Scooter Braun dhe Yael Cohen. Scooter Braun është menaxheri i VIP-ave si Justin Bieber dhe Ariana Grande.

“Ata po marrin ca kohë larg për të zgjidhur gjërat,” tha për PEOPLE një burim i afërt me Braun dhe bashkëshorten e tij. 

“Ata e duan njëri-tjetrin dhe u duhet vetëm pak kohë larg dhe shpresojmë se do të rikthehen për fëmijët e tyre”, shton një burim i dytë.

Lajmet për ndarjen e tyre u raportuan së pari nga Page Six.

Çifti kanë tre fëmijë: djemtë Jagger, 6 vjeç dhe Levi, 4 vjeç, si dhe vajzën 2 vjeçare Hart.