Nga Shqipëria / E Hënë 12 Korrik 2021, 18:06

'Hani edhe ca makarona', Bonucci tallet me Anglinë pas fitores

Pas ndeshjes Itali- Angli, Leonardo Bonucci nuk i kurseu aspak ironitë dhe ngacmimet ndaj kundërshtarëve. Në pamjet e publikuara ai është parë duke thënë: “Keni edhe ca makarona për të ngrënë, hani më shumë makarona”.

“Hani edhe ca makarona”, është një shprehje italiane që do të thotë “fitoni më shumë përvojë” dhe shpesh përdoret edhe në futboll.

Bonucci vazhdoi të këndonte ‘It’s coming Rome’ në dhomën e zhveshjes së Wembley së bashku me mesfushorin e Chelsea, Jorginho.