Leo Messi arriti të mundë Brazilin në finale dhe fitoi një trofe të madh me Argjentinën. Pasditen e djeshme me orën tonë kapiteni i Argjentinës mbërriti në Rosario, ku jetojnë vjehrrit e tij dhe është pritur me ngrohtësi të madhe nga familja.
Në hyrjen e shtëpisë ishin mbledhur edhe shumë fqinj duke kënduar. Pavarësisht se i lodhur nga udhëtimi, Messi ndaloi të jepte autografe e të bënte foto.
