Nga Shqipëria / E Hënë 12 Korrik 2021, 15:03

U gjet i pajetë në shezlong, kush është mjeku i njohur që vdiq sot në Radhimë

Ditën e sotme shtetasi 49-vjeçar, K.Sh u gjet i pajetë në një shezlong të Radhimës.

“ABC News” ka bërë të ditur se bëhet fjalë për Pëgjegjësin e Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, Kujtim Shabani.

Mësohet se mjeku ka pësuar atak kardiak, teksa ndodhej me pushime së bashku me familjen e tij në Radhimë.