Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Radhimë. Shtetasi K.Sh, 49 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shezlong.
49-vjeçari, banues në Korçë, dyshohet të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: "Abc News"
