Sot është një ditë e veçantë në familjen e Besit dhe Xhensilës. Vogëlushja e tyre Ajka feston 3 vjetorin e lindjes.

Besi i ka dedikuar fjalët më të ndjera, teksa ka publikuar një foto të saj kur ishte e porsalindur. Ai ka shkruar se jeta e tij ka marrë kuptim në momentin kur ajo ka ardhur në jetë.

"3 vite nga dita e lindjes tende, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njehesh me ty ne jete pasi jeta dhe fryma moren kuptim ate dite, pikerisht. 3 vite ne hirin e plote te dashurise!", ka shkruar Besi.






