Pak ditë më parë Ermali dhe Luar publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Shqiptare”. Së fundmi, Luar ishte e ftuar në “ABC e Pasdites” për të folur rreth këtij projekti.

Moderatori Ermal Peçi i lexoi disa komente të bëra nga ndjekësit, një ndër të cilët i shkruante “Si i ngjitesh burrit të martuar?”, referuar Ermalit, i cili është i martuar me Arjanën.

Luar e mori komentin me sportivitet. “Arjanës nuk i afrohet njeri, jo unë, por askush tjetër”, u përgjigj ajo.




