Italia shpallet kampione e Europës. Skuadra e Mancinit arriti të mundë Anglinë pas një ndeshje shumë të gjatë, e cila u zgjidh nga penalltitë. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta.
Ndeshja nisi me golin e anglezëve nga ylli i Manchester United, Luke Shaw.
Në minutën e 67 ishte Leonardo Bonucci që bëri golin pas rrëmujës në zonë. Me këtë gol, Bonucci u bë shënuesi më i vjetër i historisë në finalet e Europianëve.
Koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1 dhe ndeshja shkoi në shtesën prej 30 minutash. Në shtesë loja ishte sërish e barabartë dhe ishte nevoja e penalltive për ta vendosur këtë finale.
Berardi e Kane shënuan në të dy krahët fillimisht, teksa Belotti u ndal nga Pickford. Më pas Maguire shënoi për Anglinë dhe e kaloi në avantazh, teksa as Bonucci në krahun tjetër nuk gaboi. Këtë e bëri Rashford dhe më pas Bernardeschi shënoi dhe Sancho gaboi çuditërisht, me Donnarumman hero për Italinë. Sërish Jorginho për të vendosur gjithçka dhe sërish i njëjti njeri, në të njëjtën portë, por këtë herë historia ishte ndryshe. Ai gaboi, por gaboi edhe Bukayo Saka dhe Europiani më i bukur bë histori është i Italisë. Nuk shkoi në shtëpi, shkoi për herë të dytë në histori në Romë!
