Nga Shqipëria / E Diel 11 Korrik 2021, 23:11

Do të bëhet pjesë e ‘Përputhen’, habit shkodrani: Kam ardhur të them që jam i virgjër

Mbrëmjen e djeshme në ekranin e “Top Channel-it” u transmetuan audicionet e “Përputhen 3” në Shkodër. Një djalë 20-vjeçar i quajtur Mateo konkurroi për t’u bërë pjesë e programit.

Ai tha se nuk ka pasur eksperienca të mëparshme dhe se është i virgjër.

Mateo: Kam ardhur këtu për të thënë, për të bërë lajm që jam i virgjër. 20 vjeç jam i virgjër. Kjo është e vërteta ime.

Bora Zemani: Unë mendoj se ke parë rastin e Sindit dhe ke ardhur këtu sepse mendon se neve do të na bëjë përshtypje”, i tha moderatorja Bora Zemani.

Mateo: Ashtu është”, pranoi Mateo.

Olsa Muhameti: Pse mendon se të jesh i virgjër përbën lajm në moshën 20 vjeçare? Je akoma shumë i ri dhe është mëse normale

Mateo: Të jesh i virgjër ditët e sotme është pak e vështirë