Nga Shqipëria / E Diel 11 Korrik 2021, 20:08

Nuk i ndahet të atit! Ami zbulon rolin e Joelit në serialin ‘H.O.T’

Moderatorja dhe biznesmenja, Amarda Toska ishte këtë të dielë e ftuar në rubrikën “N’Fermë” në “Top Channel”. Gjatë një bisede me aktoren Marjana Kondi, ajo tha se Joeli është shumë i interesuar në fushën e aktrimit.

Ami zbuloi rolin e tij në serialin e ri të Ermal Mamaqit, i cili do të transmetohet në vjeshtë. Ajo tha se Joeli mban çakun dhe po e tërheq shumë pjesa në backstage.

“Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit, e di ti e ke parë. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në backstage. Tani te xhirimet e Ermalit mban çakun, skena kaq, dubli kaq. Po e tërheq më shumë pjesa e backstage-it se sa ajo përpara”, u shpreh Ami.

Kujtojmë se seriali i titulluar “H.O.T” ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Seriali ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun, si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.