Biznesmenja dhe moderatorja Amarda Toska ishte së fundmi e ftuar në rubrikën “N’fermë” te “E Diell”. Ajo u pyet nga Marjana Kondi rreth serialit “H.O.T” nga Ermali, i cili do të transmetohet në vjeshtë.

Ami tha se Ermali dhe kasti i serialit po xhirojnë nga dita në ditë. Marjana e pyeti nëse bëhet xheloze për vajzat simpatike dhe seksi që janë pjesë e “H.O.T”.

“Unë? Pse? Ku? Si? Qysh? Tek?”, u përgjigj Ami duke qeshur.
Kujtojmë se kasti i plotë i aktorëve përbëhet nga onida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja. Të gjithë së bashku do i shohim në ekran në muajin Shtator.
“H.O.T” ka si producentë Ermal Mamaqin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.



