Një 34-vjeçar në fshatin Shehaj të Mirditës ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, teksa punonte në shtrimin e një kabllori për llogari të një kompanie.
Viktima është shtetasi A.D, 34-vjeç, banues në Prosek, Mirditë. Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Burimi: "Abc News"
