Pasditen e sotme të ftuar në “Shihemi në Gjyq”, te “E diela shqiptare” ishin një çift bashkëshortësh, Besnikja dhe Xhevdeti. Ata kishin 25 vite martesë, por dy vitet e fundit gjërat mes tyre ishin ftohur shumë.

Xhevdeti e akuzoi të shoqen për tradhti. Ai tha se gruaja i thotë të largohet sapo ai futet në dhomë dhe që rri duke qeshur në telefon.

Akuzat e tij u mohuan nga Besnikja, e cila u ndje e indinjuar nga fjalët e të shoqit.
Besnikja: Ke dy vjet që je larguar
Xhevdeti: Je larguar ti, jo unë
Besnikja: Në kemi 25 vite bashkë, ti ke dy vite që dyshon tek mua
Xhevdeti: Po dyshoj
Besnikja: Si dyshon? Për ça dyshon?
Xhevdeti: Te telefoni, rri në dhomë vetëm dhe qesh
Besnikja: Po vije e shikoje telefonin ti. Tani kujtohesh ti të dyshosh për mua?
Xhevdeti: Kam dy vjet që unë vij te dhoma ti më largohesh
Besnikja: Si të largohem unë more? Po ti je i shtëpisë, si të largohem unë ty?
Xhevdeti: Ti ça halli ke?
Besnikja: Kemi 25 vjet si ke bërë këto gjëra
Xhevdeti: Kemi 2 vjet zonja Eni që më largohet, rri në dhomë veçmas. Unë vij aty ti më thua ik, rri në telefon e qesh
Besnikja: Po si telefoni? Unë jam në punë, do flas me njerëzit se kanë halle. Kur nuk beson kontrolloje telefonin
Xhevdeti: Po s’jam roje unë, pse më qesh mua në telefon? Me kë ke qesh? Ti merr telefonin e fillon qesh
Besnikja: Unë se nxjerr po ai rri në heshtje zonja Eni. S’ke qenë kështu, je bërë tani
Xhevdeti: Ti na fëlliqe këtu
Besnikja: Ti po më akuzon mua, unë po fëlliqem se po më akuzon për tradhëti
Xhevdeti: Ka dashnor
Besnikja: Ku i kam dashnorët o? Si m’i bën këto akuza? A je në terezi? O po kam familje unë, s’je vetëm ti. Telefoni është dhe për të qeshur, jo vetëm për halle. Unë jam në punë. Ti më akuzon padrejtësisht. Si nuk të vjen zor? A kemi moshë në për këto?
Xhevdeti: Ti më solle këtu, unë t’i nxjerr një për një. Ka dashnor.
Besnikja: Mos ke ti dashnore e më thua mua? Unë kam 25 vite me ty, po të doja kisha ikur
Xhevdeti: Po ik moj ik



