Bukuroshja Ana Kauri ka dhënë së fundmi një intervistë për “60 sekonda” në Prive. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme si nga jeta private, ashtu dhe profesionale.

Ana u bë e njohur nga “Përputhen” dhe aktualisht ka hapur një linjë rrobash, por cila ka qenë puna e saj e parë? E pyetur në “Prive”, ajo zbuloi se puna e parë që ka bërë është promocioni.

Ish-konkurrentja u pyet dhe rreth punës që nuk do bënte kurrë dhe e tha troç “këngëtare”.




