Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3039 testime dhe janë konfirmuar pesë raste pozitive. Shpërndarja e rasteve është si vijon: një rast në Tiranë, një në Shkodër, Lezhë, Has dhe Shijak.
Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete nga Koronavirusi.
Janë shëruar 3 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.
