Nga Shqipëria / E Diel 11 Korrik 2021, 16:04

E rëndë/ Po lahej në liqen, humb jetën 60-vjeçari në Konispol

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Konispol. Një 60-vjeçar S.K ka humbur jetën duke u larë në liqen në fshatin Xarë.

“Rreth orës 15:10, në liqenin e fshatit Xarë, Konispol, është mbytur duke u larë në liqen shtetasi S. K., rreth 60 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.

Burimi: 'ABC News'