Encën dhe Beartin nuk i ka bashkuar vetëm klipi i këngës "Rakia". Mbrëmjen e djeshme ata e kanë kaluar bashkë e këtë e ka zbuluar vetë Enca me postimet në Instagram ku shfaqej krah ish-konkurrentit të "Përputhen".

Enca ka publikuar një video ku shihet në makinë me Beartin dhe i thotë “Ç’është ky djalë seksi”, duke sfiduar fansat nëse mund t’i gjejnë në Tiranë.

Nuk dihet ende nëse Enca e Bearti kanë krijuar miqësi pas bashkëpunimit, apo diçka më shumë.







