Konkurrentët e "Përputhen", janë pritur në çdo qytet me brohoritje dhe nga një numër i madh pjesëmarrsish gjatë turit për audicione. Kjo i ka bërë përshtypje ish-konkurrentit Shkëlqim Bega.

I ftuar në "Shqipëria live", Çimi u shpreh se ata nuk kanë bërë asgjë dhe sipas tij "Përputhen" e kanë ndjekur njerëzit e papunë.

“Unë kam marrë pjesë në dy audicione, pasi doja të takoja konkurrentët me të cilët kam krijuar shoqëri. Por më ka bërë shumë përshtypje se si të vajza e djem të rinj, prindër dhe fëmijë, dilnin aq shumë për të na takuar. Kush jemi ne? Jemi vetëm ulur në atë karrige. Dikush mund të thotë kam dhënë mesazh. Çfarë mesazhi kam dhënë unë? Kemi bërë takime, debate, ku i bëjnë çdo lloj çifti”, tha Çimi.
“Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”, shtoi ai.

