Një aksident është regjistruar ditën e sotme tek “ Ish- Stacioni i Trenit” në kryeqytetet. Mësohet se në aksident është përfshirë urbani i linjës “Tirana e Re”. Nga fotot shihet se xhami në pjesën e përparme është thyer.

Sipas policisë drejtuesi i urbanit dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një pemë. Nga përplasja, dy pasagjerë të cilët mbetën të lënduar lehtë u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

“Tek ish stacioni i Trenit, një mjet autobuz, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjerë, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi: abcnews.al
