Vajzat çmenden pas Ledrit dhe janë në çdo koncert ku ai është. Po si ndihet Sara dhe a bëhet xheloze ajo kur sheh vëmendjen kaq të madhe të vajzave për Ledrin duke qenë se edhe ajo u njoh me të në një koncert?

I ftuar në “Soiree” Ledri tregoi se Sara nuk ka aspak natyrë xheloze.

moderatorja e emisionit Jonida Shehun e ka pyetur edhe në lidhje me këngën “Don mo” që ka publikuar dhe konkretisht për vargun: “Ti mos um thuj se nuk don mo, don mo. Vec se ke ni qe une jom nxon, jom nxon. Se per ty une dal. Ku po shihemi vajzo?”
Jonida Shehu: Si ta marrin vajzat këtë tekst?

Ledri Vula: Le ta marrin si të duan. Unë aty jam. Dalim pimë ndonjë gotë, pse jo.




