Nga Shqipëria / E Diel 11 Korrik 2021, 08:08

Ledri flet për ish-të dashurën, Dafinën dhe i mbyll gojën të gjithëve

Ledri Vula ishte i ftuar special për puntatën e fundit të emisionit “Soiree” me Jonida Shehun. Duke rikujtuar fillimet e tij dhe për të arritur tek kulmi i suksesit që po përjeton tani, Ledri Vula i ka rrëfyer të gjitha. Jonida i bëri një pyetje edhe për Dafina Zeqirin, me të cilën shumë kohë më herët ka përjetuar një romancë.

"A do bësh sërish një bashkëpunim me Dafinën, apo bëhet xheloze Sara”, ishte pyetja.

Ledri Vula u përgjigj: “Po të ishte xheloze Sara, nuk do e kisha bërë as këngën e kaluar gjatë verës. Dafina është shumë e talentuar dhe në studio me të dalin shumë lehtë këngët. Është super talent dhe kam qejf të punoj me njerëz të talentuar. Gjërat shkojnë shumë lehtë me të”