Sara Malaj pak dit më parë konfirmoi ndarjen nga Atdhe Xharavina. E ftuar tek “Top Arena”, Sara tha se ata nuk janë më bashkë, por kanë shumë respekt për njëri-tjetrin.

“Unë dhe Atdheu nuk jemi më bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja (i drejtohet Antonela Berishës). Na iku gjithë mundi kot. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”, tha Sara.

Pas ndarjes Sara është fotografuar në pushime me një tjetër ish-konkurrent të Përputhen, Alessandro Mehmeti. Ka qenë ky i fundit që ka publikuar një video me Sarën ku duket se po ia kalojnë bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

