Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Korrik 2021, 23:11

Sot i pasur, por nuk do e besoni dot pagesën e parë të Ledri Vulës

Ledri Vula i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në “Soiree” me Jonida Shehun ka kujtuar fillimet e tij gjatë rrugëtimit muzikor, i cili u be i njohur kur ishte pjesë e “Skillz” me Visar Shalën. Ledri ka rikujtuar koncertin e parë, por edhe sa është paguar kur është ngjitur për herë të parë në skenë.

Ledri Vula: Ka qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare

Jonida Shehu: Kishte pare?

Ledri Vula: Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha

Më tej Ledri shtoi se pagesa e dytë ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e para fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij Xheraldinës në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë.

Ndonëse e ka nisur me 15 euro, tani Ledri është një ndër reperët më të paguar në tregun muzikor.