Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Korrik 2021, 22:10

Ledri Vula refuzon Iggy Azalea-n: Nuk më pëlqen, s’më hyn në punë

Ledri Vula ka refuzuar të bashkëpunojë me këngëtaren e famshme Iggy Azalea dhe i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, ka folur për herë të parë mbi këtë histori dhe si qëndron e vërteta.

“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.

“As për njohje ndërkombëtare?”, e ka pyetur më tej moderatorja Jonida Shehu.

Ndërkaq Ledri Vula përfundoi: “Nuk më hyn në punë. 2 followers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfollow. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd”.