Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Korrik 2021, 20:08

Deputeti socialist marton vajzën, fotot nga dasma

Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka martuar vajzën. Fotot nga ceremonia i ka publikuar vete ai në rrjetet sociale duke shkruar se sot i ka dhënë të njëjtin emocion si ditën e parë kur erdhi në jetë.

“Kush ka vajza botën ka”! Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.

BIJA IME!  Ti ishe gëzimi i parë i familjes! Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.

Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën! Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin! Qofshi të lumtur bija e babit!”, shkruan deputeti.