Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Korrik 2021, 16:04

Si kurrë më parë, Alketa tregon trupin në super formë me rrobabanjo

Alketa Vejsiu është shumë e kujdesshme në pozat që publikon në rrjete sociale dhe ato me rroba banjo janë të pakta, duke mos zbuluar më shumë se ç'duhet.

Por sot moderatorja e ka thyer pak këtë rregull dhe ka postuar këtë foto që ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Alketa shfaqet duke pozuar me rrobabanjo, trupin e ka në super formë si rezultat i punës intensive në palestër dhe lëkurën e nxirë nga plazhi i këtyre ditëve.

Me hashtaget e përdorur krah fotos moderatorja tregon se është motivuar nga rezultati që i solli palestra për të realizuar këtë foto, ku sigurisht komplimentat nuk kanë munguar.