Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se sot ka nisur vaksinimi me njësitë e lëvizshme në komunitet.
Vaksinimi ka filluar në Paskuqan, derë më derë për të mbrojtur sa më shumë qytetarë.
"Punë fantastike e ekipit të qendrës shëndetësore Paskuqan dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, me vaksinimin derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga Covid19.
Nisëm sot vaksinimin me njësitë e lëvizshme në komunitet, pjesë e planit kombëtar të vaksinimit masiv, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit", ka njoftuar Manastirliu.
