Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Për më tepër 19 vjeçari e ka kanosur me thikë.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me mjet prerës nënën e tij, shtetasen L. P., 44 vjeçe. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje", ka njoftuar policia.
Burimi: "Top Channel"
