Reperi i njohur Ledri Vula feston sot 35-vjetorin. Ai ka organizuar një super festë që në mesnatë, duke mbledhur bashkë familjen dhe miqtë.

Në festë nuk kanë munguar emra të njohur për publikun si Kida, Butrinti, Ronela Hajati, Lumi B, Lori Hoxha e të tjerë. Të gjithë kanë ndarë pamje nga festa në rrjete sociale, ku shihet se e kanë ndezur atmosferën duke kënduar e kërcyer.






Partnerja bukuroshe e Ledrit, Sara Hoxha është dukur më bukur se kurrë. Ajo ka publikuar në Instastory foto dhe video, me të cilat ka marrë të gjithë vëmendjen.














