Nga Shqipëria / E Shtunë 10 Korrik 2021, 00:12

Janë bashkë dhe pikë! Tuna kapet mat me Patrisin dhe i publikojnë foton

Tuna dhe Patrisi janë ribashkuar dhe për këtë nuk ka më dyshime. Çifti kanë shkuar me pushime, së bashku me dy fëmijët e tyre.

Vetëm së fundmi, ata janë kapur mat nga paparacët. Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një foto ku Tuna dhe Patrisi shihen përkrah njëri-tjetrit.

Çifti shfaqen duke shëtitur karrocat e djemve, teksa bisedojnë bashkë. Mesa duket ata i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe janë pajtuar, pasi së fundmi Tuna ka filluar edhe të ndjekë në Instagramin e djemve Patrisin.