Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2108 testime dhe janë konfirmuar 15 raste të reja me Koronavirus.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë. Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë kurse të shëruarit për një ditë janë gjashtë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.
