Nga Shqipëria / E Premte 9 Korrik 2021, 17:05

Puthje e përqafime në det, këngëtarja shqiptare kapet mat me një mashkull me pushime

Ava Max ka nisur pushimet. Sipas “The Sun” këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ndodhet në Hawaii, ku po i shijon shumë rrezet e diellit dhe detin. Ava shoqërohet dhe nga një mashkull misterioz.

27-vjeçarja është fotografuar në jaht në krahët e tij dhe dyshja shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin duke u puthur e përqafuar.

Vetë këngëtarja duket në super formë me një palë bikini blu.

Kujtojmë që së fundmi ajo publikoi këngën e saj më të re “Every Time I Cry”.