Nga Shqipëria / E Premte 9 Korrik 2021, 12:12

Brun, syshkruar, Sara prezanton vëllain dhe i çmendi gocat

Sara Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale ku shpeshherë i jep hapësirë fansave t'i bëjnë pyetje. Së fundmi përpos pyetjeve të shumta për Poemën, dikush e ka pyetur Sarën për vëllain e saj.

"A është vëllai jot beqar?", e pyet një ndjekëse ndërsa Sara poston një foto me të vëllain, i cili duket shumë simpatik dhe shkruan se nuk është e sigurtë nëse ai është beqar apo jo.

Vëllai i Sarës quhet Kevin dhe siç shihet nga postimet e tij, ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me Ledrin të cilin e quan vëlla i madh.