Nga Shqipëria / E Premte 9 Korrik 2021, 11:11

Gjykata merr vendimin për 51-vjeçarin që vrau gruan me thikë

Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili disa ditë më parë vrau me thikë gruan e tij, Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Masa e sigurisë, 51-vjeçarit i është komunikuar në ambientet e spitalit të Traumës.

Ngjarja e rëndë  ndodhi pak ditë më parë në fshatin Bubq të Krujës, pranë një magazine. Për motive ende të paqarta, 51-vjeçari goditi me thikë bashkëshorten duke i marrë jetën. Ndërsa në gjendje të rënduar psikologjike ai tentoi të kryejë vetëvrasje, duke i shkaktuar vetes plagë me thikë. Pas krimit të rëndë ai u dërgua në spital, ku prej asaj dite po merr trajtim mjekësor.

Burimi: abc