Aktori Ismail Ege Sasmaz ka kurorëzuar në martesë lidhjen me Hande Unsal, e cila është gjithashtu aktore. Çifti kanë mbajtur një dasmë mes miqve dhe të afërmve në Manisa.

Hande, 30 vjeç u shfaq shumë elegante me fustanin e bardhë, me vello dhe buqetën me lule. Ndërsa aktori 27-vjeçar kishte zgjedhur kostum blu.

Në dasmë nuk mungoi as qeni i tij me të cilin ai publikoi edhe fotografi.

Ismail Ege luan në serialin “Dashuria është në ajër”, i cili po transmetohet në TV Klan.




