Nga Shqipëria / E Enjte 8 Korrik 2021, 22:10

25-vjeçari u godit me sende të forta nga disa persona, zbulohet arsyeja e sherrit në Laç

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Laç, ku një 25-vjeçar u dhunua nga disa persona. (Lexo këtu)

Ai u godit me sende të forta dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës. “ABC News” ka bërë të ditur se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një vajze.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.


Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.