Nga Shqipëria / E Enjte 8 Korrik 2021, 22:10

E rëndë/ Era e rëndë alarmon fqinjët, lezhjani gjendet i pajetë në banesë

Një 56-vjeçar është gjetur pajetë në banesën e tij mbrëmjen e sotme në lagjen “Skëndërbeg” të Lezhës. Viktima është Kujtim Trushi dhe sipas policisë ai jetonte i vetëm.

Gazetari i “ABC News”, Gergj Figuri ka bërë të ditur se ai kishte qenë dy herë i martuar dhe i divorcuar. Nga martesa e parë nuk kishte fëmijë, ndërsa nga e dyta i ka jashtë vendit dhe jetonte i vetëm.

I ndjeri nuk ishte parë prej ditësh nga fqinjët dhe era e fortë që vinte nga apartamenti ka bërë që ata të njoftojnë policinë dhe zjarrfikësen, që kanë ndërhyrë duke gjetur trupin e pajetë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. 

Burimi: "Abc News"