Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç. Një 25-vjeçar i quajtur Llej Lika është dhunuar nga disa persona, ende të paidentifikuar.
Policia ka bërë të ditur se 25-vjeçari ka marrë goditje të rënda me sende të forta, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Burimi: "Abc News"
